Rruga e lëndës
Çdo leksion ndërtohet mbi të mëparshmin. Lexojeni në PDF, redaktojeni në Word dhe provojeni ide pas ideje në laborator.
Konceptet matematikore dhe metodika e bashkësive
Ideja: numri lind nga krahasimi i bashkësive, jo nga numërimi mekanik.
Numrat deri në 100 dhe veprimet deri në 10
Ideja: dhjetëshja si njësi e re: dhjetë njësi bëhen një.
Veprimet deri në 20 dhe hyrja në shumëzim
Ideja: plotësimi i dhjetëshes dhe shumëzimi si grupe të barabarta.
Metodika e zbritjes dhe e llogaritjes me gojë deri në 100
Ideja: strategji të ndryshme për të njëjtën zbritje dhe pse funksionojnë.
Shumëzimi me gojë dhe pjesëtimi me shkrim. Varësia e prodhimit dhe e herësit
Ideja: çdo shifër e herësit tregon sa grupe merr një rend; mbetja është gjithmonë më e vogël se pjesëtuesi.
Algoritmet me shkrim, klasat e numrave dhe renditja në ℕ₀
Ideja: mësuesi shpjegon pse funksionon algoritmi, interpreton gabimin dhe e kontrollon ndërhyrjen në një rast të ri.
Veprimet në bashkësinë ℕ dhe metodika e relacioneve
Ideja: «nuk bëhet» është fjali për bashkësinë, jo për veprimin; relacioni është një bashkësi çiftesh, dhe shenja e barazimit është vetë një relacion.
Laboratorët
Aty ku ideja provohet me dorë: blloqe të vlerës vendore, nxënës virtualë me gabime të fshehura dhe sfida që kërkojnë argument, jo vetëm përgjigje.
Laboratori i Metodikës 3
Bashkësitë, numrat deri në 100, plotësimi i dhjetëshes, zbritja me gojë dhe nxënësi virtual.
6 × 406 = 2 436
Laboratori i Javës XI
Pjesëtimi me shkrim me blloqe, ruajtja e prodhimit, teorema e mbetjes, varësitë dhe gabimet.
Laboratori i Javës XII
Makina e algoritmeve, gjuetari i defekteve, modeli i syprinës, shifra e herësit dhe klasat e numrave.
R ⊆ A × A
Laboratori i Javëve XIII–XV
Veprimet e brendshme, rregullat e zbritjes, gjashtë trajtat e ekuacionit, rendi i veprimeve, relacionet dhe vetitë, diagrami i Hasses dhe shenja e barazimit.
Kuizi i Leksionit 7
Veprimet në ℕ dhe relacionet: kushtet e rregullave, pjesëtimi me zero, rendi i veprimeve, vetitë e relacioneve, ekuivalenca, renditja dhe shenja e barazimit. Me shpjegim pas çdo përgjigjeje.
Kuizi diagnostikues
Situata klase me punë nxënësish: gjeni hipotezën, kontrollin që e zbulon gabimin dhe vetinë që e vendos çështjen. Me shpjegim pas çdo përgjigjeje dhe me mënyrë për projektim në auditor.
Sfida e ditës
Një punë e simuluar nxënësi nga leksionet. Mendoni vetë përpara se të zbuloni hapat e diagnostikimit.